Agim Faja

Agim Faja lindi në Shijak në 14 mars 1939. Ndoqi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve.

Në vitin 1987 iu akordua titulli “Piktor i Merituar” ndërsa në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”.

Është fitues i mbi 15 çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e Egjiptit, Kinë, Itali, Vietnam, Algjeri, Francë, Gjermani, Angli etj. Vepra të tij gjenden sot në koleksionet private të të gjitha kontinenteve.

Faja është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”. Ai ishte një emblemë në qytetin e vogël të Shijakut duke i dhënë kaq shumë kulturës së qytetit ku jetoi. U nda nga jeta më 27 qershor 2017.

Punët