Albert Dedja

 

Albert Dedja lindi ne qytetin e Shijakut ne 1965. Jeton dhe ushtron krijimtatrine e tij artistike ne Itali prej vitit 1991.

Fillon te vizatoje qysh femije. Ne moshen gjashte vjeçare fillon te vizatoje ne rrethin e vizatimit te piktores dhe mesueses se vizatimit Shpresa Beqiri.Vazhdon me pas studimet ne Liceun Artistik Prenk Jakova ne Shkoder, ku pregatitet nga  piktori Ismail Lulani. Mbas diplomimit ne grafike fillon studimet ne Akademine e Arteve ne Tirane (dikur Istituti i Arteve). Diplomohet ne pikture monumentale ne 1987.Mbas studimeve emerohet piktor ne laboratorin e restaurimeve te Muzeut Arkeologjik te Durresit. Kalon me pas ne Teatrin Aleksander Moisiu si skenograf. Aty i afrohet pasionit per teatrin. Shkak behet edhe puna e perbashket me aktoren dhe bashkeshorten Dardana Berdyna (lindur ne Shijak, diplomuar ne dramaturgji ne Akademine e Tiranes   me pas aktore ne Teatrin e Durresit). Nderkoh ekspozon pikturat ne Durres dhe Tirane ne ekspozita te ndryshme lokale dhe kombetare. 

Mbas ndryshimeve politike te vitit 91 largohet dhe vendoset bashke me bashkshorten ne Itali. Mbas diteve te  para te veshtira, shkak realiteti i ri i panjohur dhe mbi te gjitha perjetimi i drames se shkeputjes nga atdheu, rifillon te ushtroi krijimtarine artistike ne Itali duke mare pjese ne ekspozita te ndryshme. Vendoset bashke me bashkeshorten  Dardana dhe djalin Jaki ne qytetin e Trentos, ne veri te Italise. Ne vitet 90 hap shkollen e tij te piktures e cila tashme ka mbushur 20 vjet. Gjithashtu bashke me Dardanen formojne kompanine teatrale “Compagnia La Quarta Parete” -“Muri i Katert” , e para kompani teatrale shqiptare ne Itali, sipas gazetes “Corriere della sera”. Realizon skenografite dhe regjite e pjeseve qe pregatisnin per skene bashke me Dardanen. Me pas Dedja  fillon te beje regji te mirfillta dhe te shkruaj pjese teatrale duke i propozuar per skenen dhe publikun italian. Tashme ka nje numer te konsiderueshem pjesesh teatrale te vena ne skene dhe te vleresuara nga kritika dhe publiku, jo vetem ne Itali. Ne veren e 2018 kthehet ne Shqiperi per here te pare me nje projekt teatral;performancen-monolog “Me pyesin ku je”. Nje tekst autobiografik shkruar dhe vene ne skene nga Dedja, recituar nga Berdyna, ne sallen Albania te Hotel Adriatikut ne Durres. Aktualisht vazhdon krijimtarine e tij ne kete trekendesh: pikture-teater-mesim pikture ne bashkepunim te nguste me bashkeshorten Dardana.

…”Ekoja e vendlindjes shoqeron te gjitha momentet tona krijuese, deri edhe emri i djalit Jaki (qe kemi marre  nga emri antik i qytetit tone te femijerise qe nuk harrojm per asnje moment, Shijaku”.